Nga fillimi i pandemisë, në Bujanoc 12 persona kanë vdekur nga COVID-19

404

Në mbledhjen e dytë të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, në të cilën po merrë pjesë edhe epidemiologu Dr.Bransillav Tiodoroviq, po diskutohet për gjendjen e rëndë epidemiologjike në vend.

Drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Dr.Llella Jovanoviq, ka theksuar se gjendja me pandeminë COVID-19 në Bujanoc, vazhdon të jetë vështirë, dhe se numri i inefktuarve mund të rritet, me që po priten rezultatet e 35 të dyshuarve, shkruan “Bujanovacke”.

“Deri më tani, në komunën tonë, COVID-19, i ka marrë jetën 12 qytetarëve tanë, dhe se numri i të infektuarve është 140 persona, derisa po presim mostrat e 35 të dyshuarve të tjerë me koronavirus” – tha Jovanoviq, shkruan “Bujanovacke”.

Ajo ka kërkuar që të mbyllet tregu I gjelbërt për disa ditë si masë preventive ndaj infeksionit me koronavirus.

Mbledhja e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme është edhe më tej duke vazhduar dhe priten masa të reja restrictive./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *