Nga e hëna, lokalet hotelierike do të punojnë vetëm në tarasa, ndërsa nxënësit do të vazhdojnë të ndjekin mësimin online

2968

Shtabi republikan i Krizave, ka vendosur të lejojë hapjen e objekteve hotelierike në kopshte nga e hëna, me masa të posaçme, si dhe zgjatjen e orait të dyqaneve deri në orën 22:00h.

“Ne analizuam situatën epidemiologjike në Serbi. Ajo është akoma e jashtëzakonshme,” ka Zoran Gojkoviq, anëtar i Shatbit të krizave.

Ky ishte propozimi i Shtabit të Krizave, ndërsa i takon Qeverisë për të vendosur rreth msave të reja, ka deklaruar Zoran Gojkoviq, duke theksuar se ky lehtësim i masave do të ndodhë nëse numrat e të infektaurev për fundjavë do të bien.

“Nga e hëna, t’iu mundësohet objekteve hotelierike të punojnë jashtë, në kushte që do t’i specifikojmë me epidemiologët dhe do t’i zbulojmë deri të dielën më së voni. Orari i punës i të gjitha ambienteve do të zgjatet deri në orën 22:00h, derisa si një masë të veçantë, ne do të flasim për qendrat tregtare gjatë fundjavës dhe do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje “, tka deklaruar  Gojkovic, duke shtuar, se: “Nëse rritet numri i qytetarëve të vaksinuar, masat dhe ndalimet do të zvogëlohen rradhazi, derisa të kthehemi në regjimet normale të jetesës dhe punës.”

Ai gjithashtu njoftoi rritjen e kontrollit të policisë kufitare, që do të thotë se duhet të respektohet në mënyrë rigoroze që askush të mos hyjë pa një provë PCR ose një çertifikatë vaksinimi.

Kur bëhet fjalë për objektet hotelierike, duhet të zbatohen masat në ato kopshte.

Nxënësit e klasave të larta të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme do të vijojnë mësimin online, deri në një njoftim tjetër, sepse, siç thotë Gojkoviq, nuk ka kushte që nxënësit të kthehen në aktivitetet e tyre të zakonshme shkollore.

“Ishte një rregull universal, të cilin duhet t’a zbatojmë në të gjitha segmentet e jetës,” shtoi ai.

Gojkoviq tha se masat do të zbuten vetëm nëse situata nuk përkeqësohet.

“Nëse ka një rritje, ky vendim do të pezullohet. Ne do të monitorojmë nga afër situatën tonë,” shtoi ai.

Kur u pyet nëse ai e dinte që nuk kishte vaksina në pjesë të caktuara të Serbisë, Gojkoviq u përgjigj:

“Sapo thashë atë që na pret kontigjenti i vaksinave, kjo është rreth 650,000 vaksina dhe ne po përpiqemi të furnizojmë të gjitha vendet” – tha ai./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *