Nga e hëna, fillojnë masa të reja antiCOVID në Serbi: Personat e pa vaksinuar, kanë të drejtë të qëndrojnë nëpër lokale deri më ora 20:00h

Më 6 nëntor, Shtabi i Krizave i Qeverisë së Serbisë për Luftën ndaj Pandemisë COVID-19, ku vendosur të ndalojë grumbullimin e më shumë se pesë personave në ambiente të mbyllura dhe të hapura dhe të zgjasë pushimin për nxënësit deri në javën e ardhshme.

Siç tha në konferencën për shtyp, anëtare e Shtabit Darija Kisiq Tepavçeviq, masat e reja u miratuan pas mbledhjes urgjente për shkak të rritjes eksponenciale të numrit të të infektuarve në Serbi në ditët e fundit.

Si masë ndalimi i përhapjes së koronavirusit, Shtabi republikan i Krizave, ka vendosur që në lokalet hoteliere dhe ato të fatit, personat pa një vërtetim të vaksinimit, mundë të qëndrojnë deri në orën 20:00h, ndërkaq pas kësaj ore, një gjë e tillë do t’iu kërkohet nga pronarët, në të kundërtën, do të duhet të lirojnë lokalin.

Gjithashtu, në vend të grumbullimit të deri 30 personave, me masat e reja do të ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave dhe kjo masë, siç saktësoi ajo, i referohet tubimeve të organizuara si festime, shënime, kongrese dhe ngjarje të tjera.

Kjo masë, siç theksoi ajo, nuk do të jetë rekomanduese, por do të rregullohet me ligj.

Kur bëhet fjalë për zyrat, saktësoi Kisiq Tepavçeviq, është e nevojshme, si më parë, të sigurohet një distancë prej dy metrash, pra katër metra katrorë për punonjës.

Siç shpjegoi ajo, për sa i përket institucioneve kulturore, teatrot dhe kinematë do të mbeten në fuqi masat ekzistuese – distanca, mbajtja e detyrueshme e maskave dhe një procedurë e veçantë hyrje-dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *