Nga dy të vdekurit sot me koronavirus në Serbi – njëri është nga Vranjska Banja

1805

Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar gjatë një konference për media ka treguar për dy pacientë që kanë vdekur nga koronavirusi.
Siç ka raportuar edhe gjatë ditës Info Vranjske, njëri nga të vdekurit në 24 orëshin e fundit nga koronavirusi, është një qytetar nga Vranjska Banja (63), i cili kishte komplikime të tjera shëndetësore.
Jo zyrtarisht mësohet se, pacienti së pari është trajtuar në Vranjë, më pas në Surdulicë, pastaj përsëri në Vranjë, derisa në fund u transferua në Nish, ku edhe ndërroi jetë.
“Një pacient ndërroi jetë në Nish të Shtunën si pasojë e një virusi koronar. Ai kishte diabet të parregulluar, probleme me koagulimin e gjakut, hipertensionin dhe një problem me diabet” – tha Loncar./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *