Nezir Mehmetaj për një vit po mbahet në paraburgim në Serbi – ja për çka akuzohet?!

Një vit më parë, Nezir Mehmetaj u arrestua nga Policia e Serbisë në pikën kufitare në Merdare, dhe që nga ajo kohë o mbahet në paraburgim në Serbi, shkruan Telegrafi.com, transmeton LUGINALAJM.

Mehmetaj i cili kishte ardhur nga Zvicra, për t’a dërguar nënën e tij për shërim, por ishte arrestuar nën dyshimet për krime të luftës në Kosovë.

Fillimisht gjykata i kishte caktuar atij paraburgimin.

Valon Mehmetaj, vëllau i Nezir Mehmetajt, thotë se tash e një vit nuk është mbajtur as edhe një seancë gjyqësore.

“Kemi pasur premtime, por seanca gjyqësore nuk po caktohet. Nuk ka asgjë konkrete. Si familje ne nuk jemi ndalë për asnjë moment, jemi duke shqyrtuar variante të ndryshme për me përshpejtu procedurën, pasi nuk po i caktohet seancë gjyqësore. Avokati veçse e ka përgatitë lëndën komplet por çështja është tek prokurori”, tha Valon Mehmetaj për Klan Kosova.

Ai thekson se nuk i lejohet kontakti me vëllaun e tij.

“Ne jemi në atë pozitë që asgjë nuk na duket mirë, ne s’kemi as festë derisa ai është aty brenda. As nuk na lejohet kontakt. Ne nuk kemi mundësi për të shkuar në vizitë pasi që mundet e njëjta të na ndodhë neve, të na arrestojnë”.

Valoni shpjegoi  se kanë paguar një shumë si kaucion për ta liruar Nezirin, por se kjo ka qenë e pamundur.

“Ne kemi paguar edhe një shumë kaucioni, kemi hyrë në borxh por lirimi i tij ka qenë e pamundur pasi që kjo nuk iu mundësohet të akuzuarve për krime lufte”.

“Avokatët Sead Spahoviq dhe Ahmet Delimanjac, na janë propozuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd. Ata i kanë marrë 40 mijë euro për ta mbrojtur vëllaun tim Nezirin. Kemi pasur premtime edhe nga ata që seanca do të caktohet, por akoma nuk ka ndodhur kjo”.

“Tani kemi marrë avokat tjetër. Kemi shpresa, së paku ashtu na është thënë se seanca mund të caktohet në fund të muajit. Gjendja e tij nuk është bash e mirë. Neziri e ka edhe sëmundjen e diabetit. Ne ia përcjellim terapinë nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse”, tha Valon Mehmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.