Nënshrkuhet marrëveshje e bashkëpunimit në mes të Fakultetin Ekonomik të Bujanocit dhe Fakultetin për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi

Në godinën e Fakultetit Ekonomik të Bujanocit, sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Ekonomik të Suboticës dhe Fakultetit për Turizëm dhe Menaxhment nga Shkupi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi që lidhet ekskluzivisht për sferën e arsimit, parasheh bashkëpunim për IPA fondet, këmbimin e studentëve dhe pjesëmarrjet në konferencat ndërkombëtare, ndërsa u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, Prof.Dr.Nebojsha Gvozdenoviq dhe homologu i tij nga Shkupi, Prof.Dr.Ace Milinkovski.

Kujtojmë që, në kuadër të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, prej dhjet vitesh ekziston edhe paralelja e saj në Bujanoc, ku tashmë numëron dhjetra studentë të diplomuar me programe të ndryshme./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.