Nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje; blloku LDK-AAK-Nisma me VV-ën!

487

Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje, njofton RTK, transmeton LuginaLajm.

Këto subjekte kanë finalizuar marrëveshjen, ndërkohë që në një takim në Kuvendin e Kosovës kanë liderët e tyre kanë vënë firmat. Marrëveshja u nënshkrua pas dy muajsh negociatash ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, shkruan rtklive.com

Marrëveshjen e nënshkruan Isa Mustafa (LDK), Ramush Haradinaj (AAK), Famir LImaj (NISMA) dhe Albin Kurti (Vetëvendosje).

Merret vesh se këta liderë sot kanë pasur takim edhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në prag të seancës së 12 shtatorit, kur Kuvendi i Kosovës ka në rend të ditës zgjedhjen e kryetarit.

Në rast se Kuvendi arrinë të zgjedh kryetarin me gjithë polemikat dhe kontestet kushtetuese që janë hapur ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, atëherë do t’i hapej edhe rruga formimit të qeverisë së Kosovës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *