Nënshkruhet kontrata për largëpërçuesin elektrik në Bilinicë, qeverisja lokale po mbanë premtimin e dhënë (FOTO)

1068

Nëpërmjet një njoftimi nga faqja zyrtare, Komuna e Bujanocit, bënë të ditur se gjatë së hënës (dje) ka nënshkruar kontratën e largëpërçuesit të rrymës elektrike për fshatin Bilinicë.

“Nënshkruhet kontrata për vendosjen e largëpërçuesit për furnizimin me rrymë të fshatit Bilinicë. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, nënshkroi kontratën e cila mundëson zgjidhjen përfundimtare të sigurimit të rrymës së mjaftueshme për fshatin Bilinicë” – thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Fuqia aktuale e zbehtë e largëpërçuesit të rrymës elektrike, në fshatin Bilinicë, është ndër problemet kryesore të këtij fshati, por fal përkushtimin të pushtetit lokal të Bujanocit, këtij problem po i vie fundi. Njëherit, zgjidhja e problemit me rrymën elektrike në fshatin Bilinicë, ka qenë premtim i pushtetit aktual, që po dëshmon në mbajtjen e fjalës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *