Nënshkruhet kontrata e asfaltimit të qarkores Turi – Lluçan; fëmijët e Turijës nuk do të ecin më, nëpër baltë për t’i ndjekur mësimet në Lluçan

300

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka njoftuar se gjatë së enjtes ka nënshkruar projejtin e asfaltimit të rrugës qarkore Turi -Lluçan.

“Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës qarkore në Turi në drejtim të Lluçanit. Vlera e kontratës është 6.100.000 din, ndërsa punëkryes do të jetë ndërmarrja Shera-Beton” – ka shkruar kryetari Kamberi.

Vlenë të theksohet se ky aks rrugor është tejet i rëndësishëm për banorët e fshatit Turi, rrespektivisht për fëmijët e klasave të larta që ndjekin mësimin në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Lluçan e që deri tani ketë rrugë po e ecnin nëpër baltë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *