Nënshkruhen kontratat për subvencionim me 62 bujqit lokal nga Bujanoci
Gjatë ditës së hënë (dje) janë nënshkruar 62 aktvendime për bujqit përfitues nga konkursi i shpallur nga Komuna e Bujanocit.
Sipas një njoftimi të publikuar në faqe zyrtare, thuhet se në këtë vit, për mbështetje të sektorit të bujqësisë, nga buxheti komunal janë ndarë 23 milionë dinarë (195.000,00€), ku 12.5 milionë që kanë qenë obligime nga viti 2019 janë paguar në muajin mars, 4 milionë dinarë janë ndarë për mbarësimin artificial të kafshëve, kurse dje janë ndarë edhe 6.5 milionë dinarë nga konkursi i bujqësisë.
Gjithashtu në të njejtin njoftim, thuhet se, nga 64 aplikues, 62 prej tyre janë përfitues, kurse 2 janë refuzuar, pasi që me program, rregullore dhe konkurs është paraparë që ata të cilët kanë përfituar në vitin 2019 nuk mund të jenë përfitues edhe nga ky konkurs./LUGINALAJM/