Nënshkruhen dy kontrata ‘vitale’ për Malësinë e Bujanocit (VIDEO)

376

Në administratën komunale të Bujanocit, sot u nënshkruan dy kontrata të projekteve të rëndësisë së veçantë për Malësinë e Bujanocit. Kontratat u nënshkruan në mes të kryeshefit Fadil Alitit dhe punëkryesve, Valon Etemit të “Saba Bellças” dhe Dragan Stankoviq të “Jugo Elektronit” nga Vranja.

Ndërtimi i trafostacionit në fshatit Bilinicë dhe nisja e punimeve në rrugën Breznicë-Muhoc, janë dy projekte që së shpejti do të fillojnë të realizohen.

Trafostacioni në Bilinicë si një kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të asaj pjese, pritet që shumë shpejt të përfundoj. Vlera e saj, është rreth 3 milionë dinarëve, ndërsa për punëkryes, është kompania “Jugo Elektron” nga Vranja.

Nga projekti tjetër pritet të fillojnë punimet në aksin rrogor Breznicë-Muhoc, si një arterie e re ndërmjet fshatrave të Malësisë së Bujanocit. Vlera e këtij projekti, është rreth 2 milionë dinarë, ndërsa punëkryes, “Saba Bellça” nga Presheva.

Enver Ramadani, kryeshef për investime,  pas nënshkrimit të kontratave, theksoi se: “Përkundër që shpeshherë është premtuar që trafostastacioni në Bilinicë, do të ndërtohet, ai mbeti pa u ndërtuar. Si qeverisje lokale, premtimin të cilin e kemi dhënë në fushatë parazgjedhore, tanimë po e jetësojmë”  tha Ramadani.

Dy projketet në fjalë, pritet që shumë shpejt të fillojnë , ndërsa  pritet që të formohen edhe komisionet, të cilët do të mbikqyrin ecurinë e punimeve në këto projekte./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *