Nënshkruhen 13-të projekte në vlerë prej 23 milionë dinarëve – vazhdon përmisimi i infrastrukturës në vendbanimet shqiptare të Bujanocit (LISTA E PRROJEKTEVE)

448

Komuna e Bujanocit gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar edhe 13 kontrata infrastrukturore në vlerë prej 23 milionë dinarëve.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur se projektet e nënshkruara, përmisojnë gjendjen infrastrukturore në vendbanimet shqiptare, si Bujanocin, Tërnocin dhe Breznicën.

“Janë nënshkruar kontratat me vlerë mbi 23 milionë për asfaltimin e rrugëve në Tërnoc, Bujanoc dhe Breznicë. Gjithsejtë do të asfaltohen 13 rrugë të ndryshme që do t’i kontribuojnë përmirësimit të infrastrukturës në radhë të parë.

Në mesin e rrugëve të parapara është edhe asfaltimi i rrugës tek varrezat e Strukarëve në Tërnoc. Në Bujanoc përveç përfshirjes së disa lagjeve është paraparë edhe asfaltimi në zonën industriale që i kontribon zhvillimit më efikas të veprimtarive të ndërmarrjeve ekonomike në ketë pjesë” – thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Bujanocit.

Ekzekutor i punimeve do të jetë kompania “Saba Bellça”, tashmë me seli edhe në Bujanoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *