Nenad Mitroviq zgjedhet kryetar i PPS (SNS) për Bujanoc! (FOTO)

180

10407567_391433841058248_4286342786382077030_nPartia Përparimtare e Serbisë (SNS), dega në Bujanoc, ka mbajtur zgjedhjet partiake në kuadër të komunës së Bujanocit, nga ku kanë dalur strukturat e reja udhëheqëse.
Kandidati i vetëm për kryetar të degës së PPS për Bujanoc, ka qenë i ngarkuari për punë pranë kësaj partie, njëherit deputeti popullor, Nenad Mitroviq, i cili ka marrë besimin e të gjithë delegatëve në senacën zgjedhore, e që numri i tyre ishte 26-të.
Me propozim të kryetarit të ri të degës, Nenad Mitroviq, janë zgjedhur edhe strukturat tjera partiake. Për sekretare të degës, është zgjedhur Angjelina Baçeviq, ndërsa tre nënkryetarët e ri të degës janë: Nenad Zafiroviq, Dalibor Kostiq dhe Dejan Mijhaloviq
Kuvendi zgjedhor i Partisë Përparimtare serbe (SNS) në Bujanoc, i mbajtur më 14 maj, dëshmoi edhe njëher përkrahjen e madhe për kryetarin e degës së PPS në Bujanoc, Nenad Mitroviq./LuginaLajm/

11229413_391433867724912_3198828570256157463_n

10409089_391433951058237_4220709366526505906_n




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *