Nenad Mitroviq, ndërtimin e Kullës së Komandant Lleshit mbi Tërnoc, e quan provokim të qëllimshëm të shqiptarëve në jug të Serbisë

Fillimi i ndërtimit të Kullës së Komandant Lleshit, mbi fshatin Tërnoc, ka ngjallur reagime të shumta të politikanëve serbë nga Beogradi dhe nga Bujanoci.

Është deputeti popullor nga radhët e Partisë Përparimtare serbe (SNS) nga Bujanoci, Nenad Mitroviq, ai që ka reaguar së fundmi mbi fillimin e punimeve në Tërnoc, duke theksuar se ndërtimi i këtij kompleksi është një provokim i qëllimshëm i shqiptarëve nga jugu i Serbisë, i cili synon të rrisë tensionet.

“Unë mendoj se këta janë njerëz jetojnë ende me të kaluarën dhe mendoj se është më e mençur të ftojnë bashkëqytetarët e tyre të vaksinohen dhe të mos merren me gjëra të tilla që na ndajnë”, thotë bashkëbiseduesi i Sputnik, transmeton LUGINALAJM.

Mitroviq ka thënë edhe se ai nuk ka dijeni nëse Komuna e Bujanovcit apo Bashkësia Lokale e Tërnocit, apo edhe dikush tjetër dha ​​lejen për ndërtimin e këtij kompleksi, përkundër që në Bujanoc thuhet gjithçka është në rregull.

“Ne do ta shohim atë në periudhën e ardhshme. Nëse kjo leje ekziston, kush e ka lëshuar atë. Unë dyshoj se ekziston, dhe ne sigurisht kemi një ligj që rregullon ndërtimin e komplekseve përkujtimore, dhe ata (shqiptarët), do të duhet të veprojnë në përputhje me ligjin” – deklaroi Mitroviq për “Sputnik Srbija”, përcjell LUGINALAJM.

Sipas ligjit të vlefshëm, vetëm shteti mund të japë miratimin për ndërtimin e ndonjë kompleksi, që do të thotë se as leja e Komunës dhe as Komuniteti Lokal nuk janë një dokument i vlefshëm.

Mitroviq gjithashtu kujton se për shkak se shqiptarët protestuan, serbët e zhvendosën monumentin tek policët dhe qytetarët që vdiqën gjatë konfliktit në jug të Serbisë në 2001 nga një vend i përzier ku ishte ngritur në një mjedis thjesht serb.

Ndryshe, gazeta “Sputni Srbija”, Ridvan Qazimin – Komandant Lleshin e paraqet si njërin nga “komandantët e organizatës terroriste të ashtuquajtures Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e cila është përgjegjëse për vrasjen e dhjetra policëve dhe ushtarëve serbë”./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *