Nenad Mitroviq i SNS-it: Nuk ka më unitet tek partitë e shqiptarëve, shkojnë me dy lista për zgjedhjet parlamentare
Kryetari i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, njëherit deputet në Kuvendin e Serbisë, ka folur për portalin Pçinjski 017 për gjendjen aktuale në Bujanoc dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se është e “qartë se marrëveshja e Tiranës ndërmjet partive politika shqiptare, e arritur në vitin 2020, nuk është krijuar për të bashkuar partitë politike shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë, për faktin që, për më pak se dy vjet kemi një ndarje të përsëritur mes faktorëve politikë shqiptarë” – ka deklaruar Mitroviq.
“Është e qartë se bashkimi i tyre në vitin 2020 kishte për qëllim dëbimin e serbëve nga pushteti lokal dhe në këtë mënyrë të bëhej presioni ndaj serbëve që jetojnë në Bujanoc dhe Preshevë, që ata të emigrojnë nga këto vende, sepse kjo është strategjia e disa politikanëve shqiptarë nga jugu I Serbisë” – ka shtuar deputeti Mitroviq
“Serbët kanë lindur këtu dhe serbët do të qëndrojnë këtu, ne e kemi kuptuar shumë mirë mesazhin e tyre politik në vitin 2020 dhe 2022” – përfundoi Nenad Mitroviq./LUGINALAJM/