Nehat Aliu emërohet për u.d të drejtorit të Qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc
Në seancën e sotme të Asamblesë komunale të Bujanocit, këshilltarët komunal me shumicë votash, emëruan Nehat Aliu për ushtrues të detyrës së drejtorit të Qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc.
Nga 27 këshilltarë të pranishëm, Aliu morri 25 vota, ndërsa dy ishin kundër.
Nehat Aliu, është profesor nga Tërnoci, dhe aktualisht është kuadër i PVD-së./LUGINALAJM/