Nebojsha Arsiq rizgjidhet kryetar i Komunës së Medvegjës-shqiptarët nuk do të jenë pjesë e pushtetit lokal të Medvegjës

341

Sot në Mevegjë u zhvillua seanca konstituive e Asamblesë komunale të dalur nga zgjedhjet e 8 shtatorit. Megjithate, Kuvendi komunal i Medvegjës i vazhdoi punimet për zgjedhjen e udhëheqësisë komunale.

Ajo çka ishte edhe më e rëndësishme, se kryetari aktual i Medvegjës, Nebojsha Arsiq, u rizgjodh edhe për një mandat katër vjeçar, njofton LuginaLajm.

Për kryetarin Arsiq,votuan 21 këshilltarë nga gjithsejt 25 këshilltar sa numëron kuvendi i ri i Medvegjës.

Siç merrë vesh LuginaLajm, edhe më tej nuk ka asnjë ftesë për koalicion me listat shqiptare.

Pushteti i ardhshëm në Medvegjë po krijohet pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, që është një element i ri për shqiptarët e asaj komune./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *