Në xhamitë e Malit të Zi do të falet namazi i xhenazes në mungesë për Morsin

248

Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ndërroi jetë në gjykatë më 17 qershor.

Në bazë të vendimit të Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef. Fejziç, në të gjitha xhamitë e Malit të Zi sot do të falet namazi i xhenazes në mungesë për presidentin e parë të zgjedhur egjiptian, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë më 17 qershor përderisa ishte në gjykatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazi i xhenazes do të falet në më shumë se 130 xhami.

Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, ndërroi jetë në gjykatën e puçistëve, ndërsa do të mbetet në kujtesë për trimërinë që e shfaqi gjatë paraburgimit dhe gjykimit.

Morsi fitoi në zgjedhjet e para demokratike të cilat në Egjipt u mbajtën më 17 qershor të vitit 2012, ndërsa ndërroi jetë saktë shtatë vite pas zgjedhjeve.

Ai gjatë gjithë procedurës gjyqësore mbrojti fuqishëm qëndrimet e tij. Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera kundër tij.

Morsi është varrosur më 18 qershor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *