Në Vranjë fillon implementimi i projektit “Gratë munden” të financuar nga People in Need
-Foto Ilustrim-
OJQ Qendra për aktivizëm nga Vranja fillon zbatimin e projektit “Gratë munden”, projekt që realizohet në Vranjë.
Në gjashtë muajt e ardhshëm, do të mbahen sesione informuese, punëtori dhe trajnime për të fuqizuar gratë nga grupe të ndryshme shoqërore, të cilat janë prekur nga pandemia e virusit Covid – 19 në qytetin e Vranjës dhe komunën e Bujanoit.
Hapja e shërbimit “NDIHMA EMERGJENTE DHE PËRGJIGJE TË SHPEJTA” do të jetë pjesë e mbështetjes për gratë nga grupet e ndjeshme sociale për të cilat ofrohet ndihmë psikologjike, sociale dhe ligjore, përmes një serie aktivitetesh në kuadër të këtij projekti,.
Programet speciale të informimit për vazhdimin dhe mbijetesën e bizneseve të vogla do të organizohen për gratë sipërmarrëse që e kanë të vështirë të bëjnë biznes gjatë pandemisë së virusit korona.
Qendra për aktivizëm Vranjë është duke zbatuar projektin me mbështetjen financiare të organizatës Peoeple in Need dhe Qeverisë të Mbretërisë së Bashkuar.