Në Vjenë nënshkruhet marrëveshja kufitare, Gryka e Rugovës nën Çakor dhe pjesë të Kullës Malit të Zi

278

20150822152656563646Mali i Zi më 26 gusht në Vjenë, një ditë para fillimit të samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, do ta nënshkruajë Marrëveshjen kufitare me Kosovën, i kanë thënë zyrtarë të Qeverisë malazeze gazetës Vijesti të Podgoricës.

Sipas kësaj gazete, kufiri ndërmjet dy vendeve do të jetë ai i konfirmuar me Kushtetutën e vitit 1974.
Nënshkrimin marrëveshjes nga ana e Kosovës, transmeton Koha.,net shkrimin e Vijestit, e bën kryetarja e vendit Atifete Jahjaga ndërsa nga Mali i Zi kryetari i tij Filip Vujanoviq.

Burime nga Qeveria malazeze kanë thënë se pjesë të Kullës te Rozhaja dhe në Grykën e Rugovës nën Çakor, në të cilat janë tëbanat që i shfrytëzojnë shqiptarët, mbeten në territorin e Malit të Zi.
“Shënimi i kufirit me Malin e Zi është në pajtim të plotë me vijën sipas Kushtetutës së vitit 1974, planin e Marti Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e Kosovës”, ka kumtuar më herë Qeveria e Kosovës.

Opozita më herët kishte thënë se nga gjithsej 79 kilometra kufi, në Mal të Zi kanë mbetur rreth 12 mijë hektarë tokë që i takojnë komunës së Pejës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *