Në SHBA, në moshën 84 vjeçare, ka ndërruar jetë shqiptari i madh, Dr.Ramadan Xhema, vëllai i Xhim Xhemës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 84 vjeçare, ka ndërruar jetë aktivisti i madhë shqiptar, Dr.Ramadan Xhema.

Por, kush ishte Dr.Ramadan Xhema?!

Sot mbylli sytë pergjithemone Dr.Ramadan Xhema, atdhetar e aktivisti i palodhshem i çeshtjes kombetare dhe lobues i madh i çeshtjes shqiptare ne shba , vllau i Lobuesit ma te madh te çeshtjes Shqiptare ne ëashington D.C . Xhim (Jim) Xhema .

Ne emer te Rrjetit Global te Bizneseve te Diaspores Shqiptare, i shprehim ngushellime ma te thella familjes Xhema dhe Vllaut te tij Xhim Xhema .

Dr. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës. Familja e tij gjegjësisht babai Abaz Jusuf Vranoci ishte shpërngulur nga fshati Vranoc i Lebanës në Tupallë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë Ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës. Nga Normalja kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.Pasi punoi si mësues në Prishtinë regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë. Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë. I lidhur në pranga të policisë gjate rrugës për në Leskoc kërcen nga treni dhe kështu u ik policisë. Pas fshehjes së gjatë prap bjen në duart e policisë dhe burgoset në Sllavonski Brod. Mirepo fatmiresisht pas gjykimit në Leskoc lirohet si i pafajshëm. Akuza kunder tij ishte “Aktivist i Shqipërise se Madhe”. Në vitin 1980 së bashku me motren e tij arrijnë në SHBA , e atje e kishte vëllanë Xhim Jim xhema dhe axhën Hajdar dr. kirurg. Pas arritjes në SHBA vazhdon aktivitetin kombëtar se bashku me te vellane Xhim Xhema, i cili eshte nje biznismen i suksesshem ne Amerike. Se bashku i kane kontribuar ceshtjes shqiptare dhe vazhdojne te kontribojne. Kane pasur ndikim te madh ne formimin e historise se Kosoves. Profesionin e tij si mjek nuk e ushtroi asnjehere, meqenese pasioni i tij ishte kontribimi per popullin e tij. Jo shume kohe me pare Ramadan Xhema ka botuar edhe nje liber ku shkruan per gjithe aktivitetin e tij atdhedashes te ushtruar gjate gjithe jetes se tij, te shoqeruara me disa fotografi ku paraqiten takimet e tij me presidentet e shume shteteve dhe njerez te tjere te rendesishem, duke biseduar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. Ai nuk ka qene i martuar ndonjehere por e gjithe jeta e tij ka qene Kosova dhe te gjithe shqiptaret jane familja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.