Në seancën e KK të Bujanocit, po diskutohet buxheti për vitin 2021

Ne seancën e sotme te Kuvendit Komunal të Komunes së Bujanocit po diskutohet për buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2021 dhe për programet e punës me planet financiare të Ndërmarrjes Publike “Komunalia” dhe Enteve të tjera publike ku themelues është Kuvendi Komunal, si Qendra Sociale, Biblioteka e “14 Nëntori”, Qendra Sportive “Rinia”, Shtëpia e Kultures “Vuk Karaxhiq”, “Organizata Turistike” dhe Enti Parashkollor “Gëzimi ynë” në Bujanoc.

Nder të tjerash në rend të ditës është edhe çështja e vazhdimit të mandatit të Organit të Përkohshëm NP “Komunalia” dhe Emërimi edhe i një anëtari të Keshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, me të cilin, numri i anëtarëve i Këshillit Komunal do të plotësohet, sipas ligjit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.