Në Rogoçicë të Kamenicës kapet kontrabanduesi nga Serbia me mish pule e pije energjike

335

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë, në të cilën janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicë.

Siç njofton PK, mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *