Në Puçibabë të Gjilanit, Policia e Kosovës arreston kontrabanduesin serb

Në rrugën “Puçibabë” të Gjilanit është kapur nga Policia e Kosovës një ngasës me shtetësi të Serbisë, duke kontrabanduar mallra.

Sipas raportit 24 orësh të policor, njësiti policor ka ndaluar automjetin e tij dhe gjatë kontrollit në kishte mall (mjete pune).

Për këtë është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Por, ky s’ishte i vetmi rast që u kap me kontrabandë në kufi.

Në fshatin Përpellac të Podujevës, policia kishte vërejtur një traktor i cili ishte duke lëvizur nga Serbia në drejtim të Kosovës dhe i dyshuari sa po ka vërejtur policinë ka braktisur traktorin dhe ka ikur në drejtim të Serbisë. Në traktor kishte të ngarkuar 5 m³ dru. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, në fshatin Koshutic të Leposaviqit raportohet se njësiti patrullues ka ndaluar automjetin me targa të huaja, të cilin e drejtonte një i dyshuar kosovar, i cili përmes rrugëve ilegale nga Serbia ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit dhe procedurave tjera, vetura dhe i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.