Në Preshevë, regjistrohen edhe tetë raste pozitive me koronavirus

131

Gjatë 24 orëve të fundit, në Preshevë, janë regjistruar edhe tetë raste të reja të infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, përmes një postimi në facebook.

“CoVID ambulanca 01.03.2021 – 8 pozitiv

73 pacientë janë paraqitur për kontrollë (43 pacient në kontrollin e parë), 46 udhëzime për laborator, 17 RTG

8 pozitiv nga 39 pacient sa janë testuar me Antigen Covid test, (mosha: 1954, 1978, 1974, 1965, 2004, 1990, 2000, 1953), 27 negativ

0 pozitiv në PCR, 3 negativ

3 pacient janë hospitalizuar, 2 në Surdulicë dhe 1 në Nish” – thuhet në njoftimin ditor të Driton Salihut, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

Megjithate, numri i të infektuarve me koronavirus në Preshevë dhe Bujanoc, po vazhdon të jetë I lartë, përkundër vaksinimit me vaksinat antiCovid. Gjithashtu, gjendje alarmante është edhe në qytetin e Vranjës, i cili po vlerësohet si vatër e infeksionit dhe mundë të ketë ndikuar në rritjen e numrit në dy komunat shqiptare, Preshevë dhe Bujanoc./LUGINALAJM/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *