Në muajin nëntor në Bujanoc, janë regjistruar 217 raste me COVID-19

Këshilli për siguri dhe parandalim të kriminalitetit, i cili është trup punues i Kuvendit Komunal, sot ka mbajtur mbledhje e dytë punuese. Në këtë mbledhje si pika diskutimi ishte çështja e sigurisë së qytetarëve në Komunën e Bujanocit dhe njoftimi i qytetarëve me gjendjen aktuale të krijuar nga virusi COVID 19. Kryeshefi i policisë Goran Saviq gjatë deklarimit të tij potencoi se në disa degë të sigurisë gjendja është më stabile këtëvit në krahasim të vitit të kaluar, ajo që theksoi ai dhe që duhet shtuar kujdes është çështja e veprës kriminale shitja e drogës rrugëve, ku këtë vit numri i kësaj vepre penale është rritur.

Ndërkaq rreth gjendjes epidemiologjike  u.d. drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit Dalliborka Pavloviq tha se nga fillimi i pandemisë e deri tani duke u bazuar në të dhënat që kanë, nëntori i këtij viti ka qenë muaji me më shumë të infektuar edhe atë vetëm këtij muaji janë infektuar me COVID-19, 217 persona. Gjendjen mundohemi ta mbajmë nën kontrollë, por nuk kalon ditë pa u sëmurë edhe punëtorët tonë shëndetësorë, gjë që vështirëson funksionimin e rregulltë të Shtëpisë së Shëndetit.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit për Siguri u diskutua edhe për çështjen e pasivizimit të adresës së qytetarëve të Komunës së Bujanocit. Kuvendi Komunal i ka dërguar kryeshefit të policë në Bujanoc një shkresë më datën 19.11.2020, me të cilën ka kërkuar stacioni policor të na informojë në mënyrë të detajizuar rreth gjendjes së pasivizimit të adresave të qytetarëve edhe atë duke na dërguar numrin e saktë të qytetarëve që i është pasivizuar adresa edhe atë duke filluar nga viti 2010 e deri në ditën e pranimit të kërkesës, q e i bie fundi i muajit nëntor të këtij viti. Kryeshefi i policisë, i cili është edhe anëtarë në Këshillin për siguri i emëruar sipas funksionit, u zotua se në një kohë shumë të shkurtë ne mënyrë zyrtare do ta informojë Kuvendin dhe Këshillin për siguri rreth kësaj çështje.

Vlen të theksojmë se Këshilli Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i ka shqyrtuaar pozitivisht kërkesat për mbështjetje financiare të njëhershme të Shtëpisë së Shëndetit dhe Shkollës Fillore Muharrem Kadriu, e cila ka kërkuar ndihmë në sigurimin e maskave për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. Duke e pasur parasysh se shëndeti i fëmijëve tanë është gjëja më e rëndësishme për ne sot në mbledhjen e Këshillit për siguri u aprovua propizimi i Kryetarit të Kuvendit Komunal z. Enver Ramadani, që maska ti sigurohen të gjitha shkollave fillore në territorin e komunë sonës, varësisht nga numri i nxënësve që kanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.