Në Medvegjë shënohet “Dita e mësuesit”, Shoqata e shkrimtarëve “Feniks”, mbanë orë letrare në Tupallë (Foto)

226

Nën organizimin e mësimdhënësve shqiptarë nga Medvegja, sot në Banjë të Sijarinës, është shënuar “7 marsi – Dita e Mësuesit”.
Fillimisht, në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, sot në Tupallë, është zhvilluar një orë letrare nga Shoqata e shkrimtarëve “Feniks” të Preshevës, në vigjilie të 77-të vjetorit të vrasjes së patriotit të madh, ku më pas nxënësit dhe arsimtarët e shkollës, vendosen kurora lulesh pranë bustit të heroit kombëtar.
Gjithashtu, gjatë ditës në paralelen e ndarë në Banjën e Sijarinës, është zhvilluar një akademi festive në shenjë të 7 marsit.
Në ketë eviniment, morrën pjesë shumica e mësimdhënësve shqiptarë nga Komuna e Medvegjës, ku Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, i ndau mirënjohje drejtoreshës së shkollës, Arlinda Kadriut, për ofrimin e bashkëpunimin për organizimin e “Ditës së Mësuesit – 7 marsin”./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *