Në manifestin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ragmi Mustafa takon zyrtarin amerikan Matttew Palmer – pret që në marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, tre komunat e Luginës t’i bashkohen territorit të Kosovës (FOTO)

210

Partia Demokratike Shqiptare nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë të ditur se gjatë manifestimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, me ftesë të presidentit Hashim Thaçi, ka marrë pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, i cili ka zhvilluar një takim me Zëvendës/ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit z.Mattew Palmer.

Sipas njoftimit të shërbimit informative të PDSH-së, zëvendës/ndihmës sekretarit amerikan Mattew Palmer, nga kryetari Ragmi Mustafa, i’u përçua zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në pritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfundimisht tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të bëhen pjesë e territorit të Kosovës.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të PDSH-së:

Me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi në manifestimin zyrtar për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës në Prishtinë, mori pjesë kryetari i PDSH-së z. Ragmi Mustafa.

Në këtë manifestim ishin edhe Presidenti amerikan Bill Klinton, Sekretarja shteterore Medlin Ollbrajt, gjenerali Uellsi Klark, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit Matthew Palmer dhe shumë personalitete tjera që kontribuan në çlirimin e Kosovës.

Kombi shqiptar do të jetë mirënjohës dhe falënderues përgjithmonë këtyre heronjve të gjallë që përkrahën luftën e drejtë të UÇK-së të filluar nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, që i solli fundin okupimit shekullor në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryetari Mustafa pati rastin që nga afër të takoj personalitetet të cilët vulosën lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të cilët po vazhdojnë fuqishëm të mbështesin rrugëtimin perëndimor të shqiptarëve.

Kënaqësi e veçantë ishte takimi me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit amerikan të shtetit z. Mattheë Palmer, të cilit i’u përçua zëri i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët, në kuadër të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, presim që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përfundimisht të jenë pjesë e Republikës së Kosovës.

Urojmë që shumë shpejt, Kosovës së lirë t’i bashkangjitet edhe pjesa e saj e mbetur akoma nën pushtim, Lugina e Preshevës e cila ende po e vuan mungesën e lirisë!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *