Në Luginë, 1 shtatori nis me protesta!

235

10647153_915882215092958_78921289500227095_nNë ora 10:00, ashtu edhe siç ishin të paralajmëruara, kanë filluar të mbahen protestat e paralajmëruara, në të gjitha shkollat shqipe të Luginës së Preshevës, në mungesë të teksteve shkollore në gjuhën amtare.

Edhe përkundër vizitës së ministrit të arsimit serb, Sërgjan Verbiq, si dhe sjelljes nga vetë ai të disa teksteve shkollore ne gjuhën shqipe, protestat kanë filluar të zhvillohen në secilën shkollë shqipe të Preshevë dhe Bujanocit, njofton LuginaLajm.

Protestat kanë filluar që në ora 10:00 të mëngjesit dhe do të zhvillohen për dy orë rresht, ku nxënësit dhe punëtorët arsimor, do t’a bojkotojnë mësimin dhe do të paraqiten para godinave shkollore.

Këto protesta vijnë si rezultat i takimeve të përbashkëta të akterëve politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, me të gjithë drejtorët e shkollave shqipëtare të komunave Bujanoc dhe Preshevë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *