Në kuadër të “Javës së Diasporës”, në Bujanoc organizohet tryezë e hapur në jubileun e 550 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut

1180

Nëpërmjet një postimi në facebook, Komuna e Bujanocit bënë të ditur se sot ka organizuar një tryezë, kushtuar heroizmit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Në kuadër të ‘Javës së Diasporës’, Komuna e Bujanocit, sot organizoi tryezë të hapur kushtuar jetës dhe veprës të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.
Ky organizim, i pari i këtij lloji i organizuar nga Komuna e Bujanocit, u zhvillua në përvjetorin e 550-të të vdekjes së patriotit tonë të madh, Skenderbeut.
Në ketë eveniment me karakter mbarëkombëtar, mysafir ishte Prof.Dr.Lulzim Lajçi nga Instituti i Albanologjik nga Prishtina.
Me këtë rast, Bujanoci, sot iu bashkua Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, qytete këto që vitin 2018-të, e kanë shpall vit mbarëkombëtar të Skenderbeut” – thuhet në njoftim e publikuar në faqen zyrtare.

Gjatë ditës së nesërme, do të vazhdohet me aktivitete të tjera kushtuar mërgatës shqiptare në diasporë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *