Gjatë emisionit “Interaktiv” të KTV-së, ku për mysafir ishte bartësi i koalicionit APN-PD në Medvegjë, Marco Saljihu, ka deklaruar se “një Medvegjë e zbrazët nuk i duhet as Kosovës e as Serbisë”.
I pyetur nga gazetari, se: “A jeni për bashkimin e tre komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me territorin e Kosovës”, Saljihu tha: “Unë nuk jam, por Serbia po punon më shumë se gjithë në atë drejtim”.
Në vazhdim po ua paraqesim insertin e shkurtër ku Saljihu paraqet qëndrimin kundër bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovë./LuginaLajm/