Në dy vjetorin e heqjes se lapidarit të dëshmorëve, kryetari Jonuz Musliu, viziton Preshevën!

172

Një delegacion i Keshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i udhëhequr nga kryetari Jonuz Musliu dje i bëri vizitë Komunës së Preshevës, me çrast në dy vjetorin e heqjes së lapidarit vendosi lule dhe bëri thirrje për kthimin e tij. “Për derisa në Kosovë ditë e më shum bëhet zbulimi i përmendorëve serbe dhe askush nuk i pengon, kurse në Luginën e Preshevës jo vetëm që i mohoet një e drejtë e tillë por në mënyrën më barbare e heqen lapidarin” tha Musliu. 

Në Komunën e Preshevës ky delegacion në përbërjen e strukturave udhëheqëse u mirëprit nga kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ku ngritën disa tema për diskutim.

Gjithsesi, u vlerësu roli i KKSH-së  dhe se bashkpunimi me komunat, përkatësisht me komunën e Preshvës është i domosdoshëm që të zgjidhen problemet e shqiptarëve.

Mustafa uroj KKSH-në që në funksionimin e këtij mandati të jetë Këshill që do të zgjidhë problemet e shqiptarëve.

Gjithashtu u diskutua edhe për marrëveshjen e e 7 tetori të arritur mes subjekteve politike Shqiptare të Luginës së Preshevës në përbërje të PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL, në dy koalicione si  “Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar” dhe listës “Partia Demokratike Dr.sc Nagip Arifi” ku u vendosën parimet bazë: si qëndrim të paluhatshëm në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar; përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm të pranohen vetëm tekstet e botuara në Prishtinë ose Tiranë pa asnjë alternativë tjetër; mbrojtjen e gjuhës, shkrimit, kulturës, traditës, historisë dhe informimit shqip në Luginë të Preshevës duke ruajtur gjithsesi edhe vlerat e luftës së lavdishme të UÇPMB-së; mbajtjen edhe më tutje në fuqi verdiktin e shprehur të popullit shqipëtar të Luginës së Preshevës në Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992. Mbi bazën e këtyre parimeve do të vazhdoi të udhëhiqet dhe avancoi zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në nder të fillimit të gjysëmvjetorit shkollor pas vizitës në Komunën e Preshevës vizitoi Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” dhe Gjimnazin “Skënderbeu” ku delegacioni i KKSH-së u takuan me Drejtorat e këtyre institucioneve shkollore Telat Arifi dhe Abdurrahman Zylfiu. Me këtë rast u ngritë problematika e teksteve të munguara dhe të vjetruara, provimet profesionale, kushtet e vështira të mësimnxënijes, numri në zvoglim e sipër i nxënësve. Kryetari Musliu i uroj fillimin e gjysëmvjetorit të dytë dhe për susksese më të mëdha, nga se këto institucione kanë qenë dritë për Luginën e Preshevës dhe Kumanovën nga kanë dalë profesora, doktora, akademik të dalluar mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar. “Andaj uroj që kjo rrugë të vazhdohet, të jetë në nivel të duhur dhe të përsëriten sukseset nga se tashëgimia i obligon” theksoi Musliu./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *