Në ditën e Komunës së Bujanocit, përurohet nobelisku „I love BU“ (VIDEO)

9 maji – „Dita e Europës, e cila daton edhe me ditën e Komunës së Bujanocit, është përuruar nobelisku „I love BU“, i krijuar nga Nagip Tashi.

Ky nobelisk i cili tashmë ndodhet përballë godinës së Administratës komunale të Bujanocit, u zbulua nga kryetari i komunës, Nagip Arifi dhe krijuesi Nagip Tashi.

Në një prononcim për media, Arifi ka thënë se dashuria për Bujanocin nuk harrohet. Ai gjithashtu ka bërë apel për të gjithë ata që kanë ide të mira, të paraqiten dhe të marrin përkrahjen e duhur.

Nobelisku „I love BU“, është përkrahur teknikisht nga Komuna e Bujanocit, ndërsa është financuar nga një bashkaatdhetar shqiptar nga vendet europiane./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.