Në Bujanoc u lind vajza me emrin ‘Lugina’ (FOTO)

Më datë 26 dhjetor, rreth orës 22:30h, në Spitalin e Vranjës, nga një shqiptare e Bujanocit,  ka ardh në jetë vajza me emrin ‘Lugina’.

Lajmin mbi lindjen e “Luginës”, e ka bërë të ditur, vet nëna e saj, Lindita Salihi – Mustafa, përmes një postimi në instagram, ku ka shkruar “Mirë se erdhe në ketë jetë, më e madhja dashuri, Lugina”.

Deri më tani, nuk është ndëgjuar që njerëzit në Luginë të Preshevës, dhe viset e tjera shqiptare, t’i pakëzojnë fëmijët e tyre me ketë emër, dhe kjo është hera e parë që një çift, si Buron Mustafa dhe Lindita Salihi – Mustafa, kanë vendosur që vajzës e tyre të quhet me emrin ‘Lugina’, ndoshta nga dashuria e madhe për vendlindjen.

Megjithate, vajza e posalindur, edhe e ëma, ndodhen në Spitalin e Vranjës, dhe pritet që të lirohen brenda këtyre ditëve.

Redaksia e portalit tonë, të posalindurës Lugina (Buron) Mustafa i dëshiron fëmijëri të lumturë dhe jetë të gjatë më shëndet e suksese./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.