Në Bujanoc shënohet 2 prilli – Dita Botërore e Autizmit

198

Kabineti i kryetarit të Bujanocit në bashkëpunim me organizatën joqeveritare ‘Ti barabartë Unë’, në sheshin e qytetit të Bujanocit, sme organizime të ndryshme kanë shënuar ditën Botërore të Autizmit.

“Organizata joqeveritare ‘Ti barabartë Unë’ në bashkëpunim me kabinetin e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, shenoi Ditën botërore të Autizmit. Pjesmarrës ishin femijët e çerdhes së qytetit Gëzimi Ynë dhe fëmijet të cilet marrin sherbimet e qendrës për përkujdesje ditore” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Bujanocit.

Kujtojmë se Komuna e Bujanocit, gjatë muajve të kaluara ka angazhuar 25 asistentë personalë për fëmijët me nevoja të veçanta./LuginaLajm/








Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *