Në Bujanoc, regjistrohen edhe katër raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Bujanoc, janë regjistruar edhe katër raste pozitive me koronavirus.
Sipas raportit të përditësuar të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, nga 13 teste antigjet, 4 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas të të njejtit raport, deri më 29 dhjetor, në Bujanoc, janë regjistruar 236 pozitive me koronavirus, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, Bujaoci, deri më tani ka regjistruar 674 raste pozitive me COVID-19./LUGINALAJM/