Në Bujanoc, politika po udhëhiqet, sot për nesër!

215

Në vend të strategjive serioze dhe afatgjate, në komunën e Bujanocit një muaj aktualizohet hapja e fabrikave, muajin tjetër ringjallja e “Gumoplastikës”, ndërsa muajin e radhës mbjellja e qershive dhe kultivimi i kërpudhave?!

Aktualisht komuna e Bujanocit shpenzon rreth 650.000 euro për rregullimin e sheshit të  qytetit, shumë kjo e cila me siguri do të kishte mundur të kontribuoje në zhvillimin ekonomik të Bujanocit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Por e gjithë kjo s’ka rëndësi, rëndësi ka pyetja se a kemi dhe sa kemi nevojë tash  për këtë investim?  A kemi projekte tjera ma parësore se sa rregullimi i sheshit të qytetit?

Përgjigja është me siguri po. Kemi edhe projekte më parësore dhe më vitale për komunën e Bujanocit dhe qytetarët në përgjithësi. Por, si duket, komuna e Bujanocit nuk ka plan strategjik, apo Panin e aprovuar më herët, këta të tashmit po e injorojnë, prandaj, nuk vihet re se vendosen prioritet e saja, e aq më pak t’i përshtatur prioritetet  nevojave të qytetarëve, të cilat padyshim nuk mund të presin.

Në një komunë  ku mirëqenia sociale, infrastruktura, prodhimtaria, zhvillimi ekonomik lokal janë nën minimalen e mundshme, rregullimi i sheshit të qytetit konsiderohet si projekt i ngutshëm dhe i panevojshëm për momentin. Apo edhe po që se ai duhej ndërtuar, komuna do të duhej të gjejë burime plotësuese financiare e jo të harxhojë ato që ka bazë për projektet e tjera.

Por si duket pushteti aktual ma të rëndësishme e pa ta shminkojë sheshin e qytetit, se sa të kontribuoj në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Bujanocit.  Do të ishin me siguri më  frytdhënës projektet në të cilët do të siguroheshin përfitime drektë për qytetarët e komunës tonë, të cilët si duket pushteti lokal, jo që nuk i vë në theks të veçantë por që ka filluar të harroj se ata ekzistojnë.

Strategjia dhe vizoni i qartë  afatgjatë për komunën e Bujanocit vazhdon të mbetet karakteristikë e padukshme, e cila vijë ose për shkak të mosdijes dhe keq menaxhimit, ose për shkak të mungesës së vullnetit të mirë për të kontribuar në ofrimin e mundësive kolektive për qytetarët e Bujanocit.

Në vend të strategjive serioze dhe afatgjate, në komunën e Bujanocit një muaj aktualizohet hapja e fabrikave, muajin tjetër ringjallja e Gumoplastikës, ndërsa, muajin e radhës mbjellja e qershive dhe kultivimi i kërpudhave?!

Asnjëri prej projekteve të deritanishme nuk ka qenë  serioz dhe konkret. Prandaj, do të kishte qenë më e rrugës që investimet  të orientohen ekskluzivisht në fushat ku komuna ka më se tepërmi probleme ose ku qytetarët kanë më së shumti nevojë, e jo parat e tyre (taksapaguesve) të shpenzohen për luks.

Shembull konkret i një projekti ideal do të ishte hapja e një biznes inkubatori, i  cili është më se nevojshëm tash në komunë si Bujanoci, ku dihet se shumica e ndërmarrjeve janë të reja dhe kanë nevojë për stimulim konkret.

Një qendër e përbashkët e biznesit do të krijonte shumë lehtësira për ndërmarrjet në komunën e Bujanocit, të cilave do të i kishte mundësuar zvogëlimin e shpenzimeve dhe në të njëjtën kohë  do të i kishte bërë më konkurruese në tregun vendorë dhe atë ndërkombëtar./Retrovizor-LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *