Në Bujanoc mbahet punëtoria dy ditore me temë: “Bashkësia në vend të parë” me OJQ nga Lugina e Novi Pazari

455

Forcimi dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile Brenda bashkësive – komuniteteve në rolin e parandaluesit të elementëve radikal “ që është pjesë e projektit që realiziohet nga Qendra Kulturore “DamaD” e Novi Pazari ne partnerit me organizaten Vizioni për zhvillim dhe kooperim Preshevë , i njejti projekt realizohet njëkohësisht në Kosovë , Shqipëri , Malë të zi, Bosnje dhe Sërbi.

Në punëtorinë dy ditore u diskutua rreth qëndrueshmërisë dhe rezistencës së komuniteteve lokale, për rolin dhe përgjegjësinë e shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë në parandalim , platformën për veprim të përbashkët në parandalimin e shfaqjes së elementëve të Ekstremizmit dhe Radikalizmit.

Në këtë puntori nacionale ishin të ftuar perfaqësues nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit, peërfaqësues nga Këshilli Kombëtar shqiptar, përfaqësues nga shoqëria civile, mediat lokale dhe shkollat e mesme të Preshevës dhe Bujanocit.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *