Në Bujanoc, brenda 24 orëve regjistrohen edhe 14 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 14 raste pozitive më koronavirus në Bujanoc.
Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, në 24 orët e fundit, janë kryer 37 teste antigjen, ku 14 pacientë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe gjashtë teste PCR.
Gjithashtu, sipas të të njejtit raport, të hënën e 1 marsit, në Bujanoc, janë kryer 114 kontrolle mjekësore, prej të cilave 18 kanë qenë fëmijë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Bujaoci ka regjistruar 910 raste me koronavirus, derisa vetëm në ditën e parë të muajit mars, janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19./LUGINALAJM/