Në Bujanoc arrijnë 800 doza të vaksinës “Astra Zeneca”, Dr.Afërdita Mustafa fton qytetarët për vaksinim

1391

Koordinatorja për imunizim pranë Shtëpisë Shëndetit në Bujanoc, dr.Afërdita Mustafa, ka ftuar qytetarët e Komunës së Bujanocit që të paraqiten për vaksinim, duke bërë të ditur se tashmë vaksinimin mundë ta bëjnë vetëm më nje paraqitje në telefonin e kujdestarisë 060-099-84-00, pa patur nëvojë që të lajmëroheni përmes portalit “e-uprava”.

“Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, tashmë kanë arritur 800 doza të vaksinës ‘Astra Zeneca’, vaksinë kjo e përdorur shumë në shtetet perëndimore, e në veçanti në Angli. Me ketë rast, ftoj qytetarët e Bujanocit, që të paraqiten për vaksinim, me një thirrje të thjeshtë numrin e kujdestarisë 060-099-84-00, pa patur nëvojë, që të paraqiten përmes portalit ‘e-uprava’. Vaksinimi është e vetmja formë, që po e luftojëm koronavirusin, dhe si e tillë, duhet gjithësecili të vaksinohet” – ka deklaruar për LUGINALAJM, doktoresha shqiptare, Afërdita Mustafa.

Ajo ka deklaruar se pret një përgjegjësi të qytetarëve, duke i’u përgjigjur pozitivisht thirrjes për vaksinim.

Kujtojmë që, tashmë në Bujanoc, deri më tani me dy doza vaksinimi janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetar, ndërsa 1 mijë të tjerë, kanë pranuar dozën e parë dhe presin që të marrin edhe dozën e dytë./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *