Në Bujanoc “1 Gushti”, shënohet ndryshe – Diaspora ndihmon Luginën

338

“1 Gushti” në Bujanoc, vite me rradhë ka karakterizuar “Ditën e Diaspores”, ndërsa 1 Gushti i sivjetëm është karakterizuar me ndihmën e diaspores shqiptare për bashkëvendasit e tyre në Bujanoc dhe Preshevë.
Nëpërmjet një aksioni të vullnetmirëve të diasporës shqiptare, bashkangjitur edhe biznismenët e Luginës së Preshevës në Kosovë, sot në Bujanoc janë organizuar dy “Kënde Anti-COVID”, në të cilat përveç që qytetarëve i është matur temperatura dhe oksigjeni në gjak, atyre iu janë shpërnda maska mbrojtëse.

Sipas informatave nga organizatorët, aksioni në formë materiale është mbështetur nga depoja farmaceutike “Dreni Pharma”, e cila ka dhuruar 10.000 maska, kompania “Saba Bellça”, ka dhuruar 5 mijë maska, spitali “Lindja” ka dhuruar tre termometra digjital dhe tri oksigjenometra, kurse mërgimtarët kanë kontribuar me 5 mijë maska mbrojtëse.
Ky aksioni i sotëm u organizua për nder të 1 Gushtit – Ditës së Diasporës në Bujanoc dhe do të vazhdojë nesër edhe në Preshevë.
Megjithate, nismëtar i këtij organizimi, është Agron Rahimi nga Diaspora, i cili ndër vite ka qenë organizator i shumë aksioneve dedikuar shqiptarëve Luginës së Preshevës dhe më gjerë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *