Në Bruksel nuk bisedohet asociacioni

127

auto_jonuz41443701863Jonuz Musliu ka premtuar se në bruksel do ta shtrojë çështjen e Aso(ciaci)onit, por në konkluzionet e aprovuarta shihet që askund nuk është trajtuar kjo çështje.
Seminari i organizuar në Parlamentin Evropian, më 30. shtator 2015, „Sfidat dhe mundësitë për Pakicat nacionale në Serbi“ të kryetarëve të Këshillave nacionale Rumune, Sllovake, Kroate, Shqiptare, Hungareze, Bullgare, Boshnjake, Maqedone dhe pakicës Rome në Serbi, në të cilin kishte marrë pjesë edhe krzetari I KKSh-së, Jonuz Musliu, as që ka diskutuar, çështjen e Asociacionit të komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, siç kishte paralajmëruar vetë Jonuz Musliu.
Z. Marian Jan Marinesku, anëtar i Parlamentit Evropian, nënkryetar i grupit EPP, ka përshëndetur dhe ka shkëmbyert mendimet me përfaqësuesit e Këshillave nacionale Rumune, Sllovake, Kroate, Shqiptare, Hungareze, Bullgare, Boshnjake, Maqedone dhe pakicës Rome në Serbi.
Këto janë Konkluzionet e aprovuara pas seminarit, nga e cila shihet se çështja e Asociacionit nuk është përfshirë në to:
1. Vëren se është bërë përparim nga ana e Serbisë në raport me të drejtat e pakicave nacionale dhe sundimit të ligjit; thekson se nevojitet të ndërmerren hapa të mëtutjeshme në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në UE.
2. Përsëri thekson për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kushtetutës dhe aprovimin e Ligjit të ri bazë për pakicat.
3. Konsideron se të pakicat duhet të përfaqësohen në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Krahinës Autonome të Vojvodinës dhenjësitë e vetqeverisjes lokale.
4. Nënvizon se duhet të merret parasysh përfaqësimi i pakicave në zgjedhjet për pushtet lokal dhe në institucionet shtetërore; pastaj, përfaqësuesit e pakicave nacionale duhet të kanë të drejtë të vendosin në lidhje me aprovimin e ligjeve të ri nacionale, posaçërisht të atyre që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave nacionale.
5. Fton Qeverinë e Republikës së Serbisë që të ndërmarrë masa në lidhje me restituimin e pasurisë së konfiskuar.
6. Përsëri thekson nevojën që të përmirësohet implementimi i kornizës juridike për mbrojtjen e pakicave posaçërisht në fushën e arsimit, përdorimit të gjuhës, shërbimit fetar, informimit, kulturës dhe pjesëmarrjes adekuate të pakicave nacionale në organet shtetërore.
7. Konsideron se qasja në informim në gjuhën amtare duhet të përmirësohet përmes mediave të cilat finansohen nga niveli lokal, regjional dhe shtetëror; fton Qeverinë të përjashtojë nga privatizimi mediat të cilat janë shpallur me interes të posaçëm për pakicat dhe të sigurojë finansim të qëndrueshëm;
8. Pret Planin e ardhshëm akcional për pakicat si pjesë të Procesit të integrimit.
Pra, Jonuz Musliu, vazhdon me deklarata bombastike të mashtrojë opinionin shqiptar në Luginë të Preshevës, ndërkohë që del I paaftë në realizimin e atyre objektivave që vetvetes ia cakton ai vet./Lugin-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *