Ndyshimi përmes tri “P-jave” – Porpagandë, Premtime dhe Pallavra

120

12087343_10207878937555583_1195947492_nNga: Abdullah Ahmedi

Aktiviteti i aktualizimit të problemit të gjykatës që po ndodhë këto ditë nga aktivistët e partisë më të re në Preshevë e që po propagandohet si një gjë shumë serioze dhe e madhe, nuk është asgjë tjetër përveç një hap drejt mobilizimit partiak folklorik përmes një teme tepër serioze dhe me interes në popullatën e Preshevës si dhe të tërë Luginën.
Është shumë e nevojshme të theksoj se nuk kam asgjë kundër kthimit tëProkurorisë dhe Gjykatës themelore në Preshevë, por gjithashtu nuk mund të mos reagoj nëse një klasë e re politike që paraqiten si të ndryshëm nga të tjerët, edhe këta përmes demagogjisë mundohen të manipulojnë njerëzit përmes një kauze me interes qytetar në mënyrë folklorike dhe populiste. Pra në parim, unë po kundërshtoj mënyrën e realizimit të peticionit e qëështë e ngjajshme dhe po aq folklor politik sa edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare (AKSH).
Vendimi i themelimit të AKSH-së nga partitë me përvojë shumë vjeçare demagogjike dhe me folklor politik është marrë për të krijuar një aktualitet të ri si informacion dhe me qëllimin e vetëm për t’u treguar patriotë udhëheqësit e pushteteve lokale në Preshevë e Bujanoc si dhe Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH). Ky vendim nuk sjell asgjë të qëndrueshme dhe me dobi për luginasit. Rezultati i vetëm pozitiv i themelimit të AKSH-sëështë ligjerata dhe leksioni i dhënë nga Driton Selmanaj dhe Halil Matoshi më 17.9.2015 gjatë emisionit Click në RTV21 kryetarit të Preshevës, Bujanocit dhe KNSH-së, nga i cili do të mund të mësonin shumëçka. Pra ky vendim nuk sjell asgjë për luginasit dhe është një hap i marrë nga këta lider për poena të lirë politik dhe me vetëdije që do të mbetet vetëm deklaratë.
Fatkeqësia më e madhe është kur disa të rinjë që po paraqiten kinse do të sjellin një politikë të moderuar dhe më të mirë, deri më sot kanë dëshmuar se synimin e vetëm kanë të marrin pushtetin përmes fjalimeve të mëdha me fjalë të reja që nuk ekzistojnëas në fjalorin shqip dhe duke i përcjell ato me aktivitete të kauzave të rëndësishme në mënyrë sikurse këta t`moçmit që e themeluan AKSH-në.
Pse unë mendoj kështu? Sepse, historia e ardhjes së supermenëve dhe shpëtimtarëve nga vendet perëndimore si biznesmen të suksesshëm me qëllimin e marrjes së pozitës së kryetarit në një komunë përmes premtimit për hapjen e fabrikave dhe punësimeve masive në Preshevë ngjasojnëme historinë e Agim Bahtirit të Mitrovicës me premtimet për fabrikën e famshme të këpurdhave. Pa plan konkret, investitorë anonim, pa afat kohor, pa një hulumtim në teren etj., duke mos anashkaluar procedurat legjislative dhe tejet të komplikuara që në të shumtën e rasteve është e vështirë të joshin investitor serioz për të investuar në Serbi e edhe në Preshevë. Por, po e lë me kaq pasi që jemi dëshmitarë se me afrimin e zgjedhjeve do tërriten edhe premtimet për fabrika, punësimin e gjithë banorëve të Preshevës, e këso të ngjajshme që kurrë nuk realizohen.
Por derisa premtimet janë vetëm fjalë, aktiviteti është diçka që shihet. Pra, nëse shohin aktivitetin rreth peticionit për kthimin e gjykatës e që nuk dihet as cilës gjykatë, është tejet dëshpruese si disa të rinj mundohen të manipulojnë popullatën përmes një kauze me interes, e që në anën tjetër tregon se s`dallojnë asgjë nga patriotat e AKSH-së. Filluan një grumbullim të disa të dhënave të qytetarëve dhe e emëruan si PETICION por që as nuk ngjan me petecionin normal. Të paktën këta të rinjtë që po realizojnë aktivitetin në teren e dinë më së miri se në një takim qoftë seminar, trajnim apo diqka e ngjashme shumë joformale kërkohen më shumë informata se sa që po i grumbullojnë për çështjen e kthimit të gjykatës.
SHPJEGIM:Me peticion nënkuptohet forma e shkruar e një personi apo e një grupi që shpreh një kërkesë, lutje, propozim, adresim kolektev apo grupor të një çështje me interes të ngushtë apo të gjërë të shoqërisë e që i drejtohet një organi, institucioni apo instrumetni qëështë kopetent për atë çështje. Edhe pse nuk egziston formë apo kornizë juridike që rregullon tërësisht realizimin e të drejtës për peticion si të drejtë të garantuar të njeriut me nenin 56 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë të miratuar në vitin 2006-të. Por me ligjet në fuqi nuk egziston asnjë peticion që mundë të realizohet pa numrin e leternjoftimit apo numrin personal të nënshkruesit të peticionit, por kjo rregullohet me ligje të veçanta varsësisht nga institucioni që i drejtohet peticioni.
Duke njohur mirëtemën e pjesëmarrjes aktive dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të qytetarit në jetën shoqëroro-politike, mendoj se grumbullimi i nënshkrimeve po bëhet sa për propagandëpolitike me qëllim të rritjes së antarsisë partiake. Pra çdo përkrahje si për peticione, ashtu edhe për çfardo lloj përkrahjeje në mënyrë të shkruar pa nr.personal nuk mundet të adresohet me ligjet aktuale në fuqi, pasi që çdo definim i peticionit nëpër ligje të ndryshme parasheh kohëzgjatjen dhe përqindjen e nevojshme të votuesve për një peticion varësisht nga institucioni kujt i dorëzohet.
PRA, NËSE SIPAS X LIGJIT THUHET NEVOJITEN KAQ% TË VOTUESVE, ASNJË PERSON NUK MUND TË VËRTETOHET A ËSHTË VOTUES A JO NËSE NUK KA NUMRIN PERSONAL DHE PËR KËTËARSYE KY S`ËSHTË PETICION I RREGULLTË.
Pra, subjekti më i ri politik nëse dëshiron të dëshmojë se nuk është si këto partitë që themeluan Asociacionin, duhet kërkuar falje publike për manipulimin që po bën duke treguar respekt të paktën për njerëzit që kanë përkrahur aksionin mobilizues. Mundësia tjetër është të shpjegojë se ku dhe si do ta adresojë problemin. Në të vetmin rast ky gabim mund t’i falet vetëm nëse është bërë për shkak të mosnjohjes së ligjit apo formave të peticionit.
(Autori i tekstit është aktivist i shoqërisë civile dhe njëherit bashkëpuntorë në projektin 1 vjeçar “Inkuadrimii qytetarëve në jetën shoqërore dhe politike përmes përfaqësimit të së drejtës për peticione dhe propozime” të realizuar nga Komiteti i juristëve për të drejtat e njeriut – YUCOM dhe fondacioni Heinrich Boll Stiftung gjatë vitit 2010).

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *