Ndriçohet rruga Tërnoc-Turi
Pas përfundimit të asfaltimit të rrugës Tërnoc – Turi, komuna e Bujanocit ka filluar me paisjen me infrastrukturë përcjellëse duke vendosur shtyllat elektrike, kurse dje ka përfunduar edhe ndriçimi publik.
“Përveç rëndësisë që ka kjo rrugë lidhëse mes dy fshatrave, ky investim pritet të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik dhe të turizmit” – thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.