Ndodh në Vranjë: Babai ngacmon seksualisht vajzën, prokuroria nis hetimet

Një vazjë nga Vranja (31), ka denoncuar babanë e saj për ngacmim seksual të shtunën.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore Publike në Vranjë tashmë ka ngritur kallëzim penal në procedurë të rregullt ndaj të dyshuarit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të aktivitetit të paligjshëm seksual.

Njësiti i Policisë në Vranjë, kanë intervistuan aktorët dhe dëshmitarët. Vajza ka deklaruar se ka fjetur me të atin në të njëjtën dhomë, por në shtretër të ndryshëm dhe se ka fjetur me fëmijën e saj dhe babai ka filluar ta ngacmojë seksualisht, për t’a çuar në marrëdhënie seksuale.

Siç theksoi ajo, xhaxhai i saj dhe shoku i tij hynë në dhomë dhe filluan të bërtasin ndaj dhunuesit.

Babai mohoi se ka ngacmuar vajzën e tij dhe duke thënë se nuk i ka shkaktuar marrëdhënie seksuale, ndërsa vajza dhe vëllai duan t’a dëbojnë babain nga shtëpia.

Edhe babait të kësaj gruaje nga Vranja i janë dhënë masa urgjente për parandalimin e dhunës në familje./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *