Ndodh edhe kjo në Preshevë: Për interes të përgjithshëm, Hamdi Fejzullahu braktis PDSH-ën dhe koalicionin qeverisës

Këshilltari i Partisë Demokratike Shqiptare, Hamdi Fejzullahu, përmes një statusi në facebook, ka njoftuar se funksionon e këshilltarit në kuvendin komunal të Preshevës, do ta ushtrojë si këshilltar i pavarur.
Në njoftimin e profesor Hamdi Fejzullahut nga Rahovica, thuhet:

Të nderuar qytetar të Preshevës në veçanti bashkëfshatar të Rahovicës dhe përkrahes të shprehjes së mendimit të lirë unë sot duke menduar i lir pa komplekse pa frikë pa presion kam vendosur të deklarohem hapur se nga sot unë aktivitetin tim politik në kuvendin komunal të Preshevës do ta vazhdoj si këshilltar i pavarur , me këtë rastë ftoj bashkëpartiakët e PDSh.pse jo edhe ata të subjekteve të tjera të reflektojnë të lirë në mendimet e tyre! Është koha të veprojmë me përgjegjësi në rrethanat aktuale politike sepse e nesërmja mundë të jetë tepër vonë .Të gjitha subjektet politike pa përjashtim edhe subjektin ku veproj të reflektojnë me përgjegjësi pa fyerje pa nënçmime por vetëm me forcën e argumentit të debatojmë hapur për çdo çështje,përkrahja ime është në anën e atyre ku janë argumentet .Jam i vetëdishëm për veprimet e mia dhe me shumë përgjegjësi në rrugëtimin tim politik ,pozita ime politike është e parëndësishme nëse sado pak arrij në ndërgjegjësimin e të gjithëve akterëve pse jo edhe veten time!Vetëm një rast me vërshimet e pamë se sa të brishtë jemi si shoqëri ,edhe aty dështuam, duke tentuar të fitojmë politikishtë në fatkeqësi natyrore ku secili nga ne ka mundur të preket ,fatmirësisht nuk pati viktima njerzore por jo të gjithë të dëmtuarit u trajtuan në mënyr të barabartë vërejtjet e mia kanë qenë me kohë që të gjithë dëmet të vlerësohen drejt pa anime por nuk ndodhi ,këtë nuk mund ta pranoj ,prandaj kam vendosur që të veproj duke mos llogaritur në karierën time politike sepse ajo nuk është bash asgjë në raportë me te përgjithshmen!
Për debat jam i gashëm në kuvendë por me argumente dhe pa fyerje

Me respektë këshilltari Prof. Hamdi Fejzullahu

Leave a Reply

Your email address will not be published.