Ndihmës-piloti që e rrëzoi qëllimisht avionin e “Germanwings”

151

590728_kopilot-01_fNdihmës-kapiteni i avionit të “Germanwings”, një 28-vjeçar gjerman, u mbyll brenda në kabinën e pilotimit me synimin për të shkatërruar avionin, ndërsa komandanti përpiqej më kot të rrëzonte derën për të shmangur katastrofën. 

Është ky versioni shokues që ofron kutia e parë e zezë e avionit tip “Airbus”, që u rrëzua në Alpet franceze. Versioni është publikuar nga prokurori që po heton tragjedinë, Brice Robin, në Marsejë.

Sipas versionit, në fillim dy pilotët po bisedonin, më pas komandanti ka dalë nga kabina, por në kthim e ka gjetur derën të mbyllur dhe është përpjekur ta hapë.

150 pasagjerët që ndodheshin në bord e kanë kuptuar vetëm në momentin e fundit atë që po ndodhte dhe kanë nisur të klithin. Ata ishin viktima të një drame që hap pas hapi po gjen shpjegim./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *