Ndërtimtarët me makineri bllokojnë hyrjen për në Prishtinë [foto]

224

20150423095812538Ndërtimatarët kanë nisur protestën e tyre, me bllokimin e rrugës në hyrje për në kryeqytet, në lagjen Veternik.

“038” i KTV-së raporton se makinat e ndërtuesve kanë bllokuar një pjesë të hyrjes për në qytet nga Veterniku.

Ata thanë se nuk është mirë të injorohet një fuqi e madhe ekonomike sikurse veproi Komuna e Prishtinës. Pas pak, makinat nisen drejt objektit të Komunës së Prishtinës, përcjell Koha.net.

Ndërtimtarët kanë paralajmëruar se në protestë do të kërkojnë edhe shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu, dhe shefit të sektorit të Ndërtimeve në këtë komunë, Ergyn Hajredinaj.

Këshilli Organizativ i Protestës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, nëpërmjet një komunikate për media njofton se të enjten në orën 09:30, marshi i makinerisë motorike të protestës, do të tubohen tek rrethi i spitalit, për të vazhduar më pastaj drejt Komunës së Prishtinës.

“Ndërkaq në orën 10:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, mblidhen menaxherët dhe punëtorët e bizneseve të ndërtimtarisë, zejtarë, e të tjerë të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë paqësore”, thuhet në njoftim.

20150423095817240Në bazë të këtij njoftimi para Komunës së Prishtinës do të ketë një ndalesë prej 30 minutash, në të cilën do të shtrohen edhe kërkesat e Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, si dhe do të ketë një aksion simbolik./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *