Ndërpritet seanca, Tahiri i PDK-së këput mikrofonin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po lejojnë vazhdimin e seancës plenare, ndërkaq deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka këputur mikrofonin e foltores.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë qëndruar në pjesën e foltores dhe nuk lejuan vazhdimin e seancës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas kësaj ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në mbledhje.

Ndryshe, sot para Kuvendit të Kosovës po protestojnë veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

Ata po brohorasin “poshtë Qeveria Kurti”, “poshtë Vjosa Osmani”, “jashtë Albin Kurti”, ndërkaq, nuk po kursejnë edhe fjalët banale drejtuar disa prej deputetëve të partisë në pushtet.

/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.