Ndalohet për intervistim  ish drejtori likuidues i NP “Direksioni për Ndërtim”, reagon kryetari i PVD-së, Shaip kamberi

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ish drejtori likuiduesi i ndërmarrjes publike “Direksioni për Ndërtim” në Bujanoc, është ndaluar për intervistim nga pjestarët e Ministrisë së Punëve të Bredshme të Serbisë.

Pas intervistimit nga Prokuroria special, ish drejtori  është liruar menjëherë, gjë që lajmi për arrestimin e tij nga disa media serbe u përngënjeshtrua.

Por, pas ndalimit dhe lirimit të menjëhershëm, ka regaur kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi.

Kamberi, ketë ndalim të ish drejtorit e ka vlerësuar si tentativë të presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike.

“Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimtë të shoqërimit deri në prokurori, të ish-drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij.

Në fakt, një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni tanimë të shpeshtuar politik, sidomos para zgjedhjeve, sesa qëllimit për ta luftuar “menaxhimin jo të mirë” të organit gjegjës. I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli të jetë shoqëruar vetëm për intervistim” – ka shkruar Kamberi, ndër të tjera.

Megjithate, siç mere vesh LUGINALAJM jo zyrtarisht, arsyeja e ndalimit të ish drejtorit likuidues të “Direksionit për Ndërtim”, ka qenë mosshlyerja e borxheve të qirasë së shfrytëzimit të hapësirës publike, nga ana e përdoruesve të kiosqeve./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.